Flash News

KRYESORE

Iu bashkua qytetarëve para Policisë, Aurela Basha flet nga protesta: Kjo është e tmerrshme!

Iu bashkua qytetarëve para Policisë, Aurela Basha flet nga protesta:

Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të PD, Lulzim Basha është bërë pjesë e protestës që po mbahet prej orës 11.00 para godinës së Drejtorisë së Policisë.

Në një prononcim për për ‘News 24’, Aurela u shpreh se kjo është një situatë e tmerrshme dhe ka dalë të protestojë si një qytetare e Tiranës.

“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare. Si e tillë, pra si një shtetase do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme, e tmerrshme”, tha zonja Basha.

Protestuesit kërkojnë lirimin e qytetarëve, deri tani të konfirmuar jo zyrtarisht 50 persona, të arrestuar nga policia gjatë gjithë natës së mbrëmshme në sajë të protestës së organizuar dje nga opozita, si dhe për të dënuar dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PS, Sahit Dollapi.

Po ashtu, në protestë pritet të jetë edhe vetë Basha, ndërsa prezent që në krye të herës kanë qenë aleatët e tij Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehu, apo ish deputetët Edi Paloka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji etj.

Të fundit