Flash News

KRYESORE

Iu bë atentat, 36-vjeçari ish-mësues që u pushua pas denoncimit në media

Iu bë atentat, 36-vjeçari ish-mësues që u pushua pas

Një atentat me armë zjarri u shënua mbrëmjen e sotme në Vlorë. Fillimisht ngjarja u raportua si një shpërthim me tritol, por policia e hodhi poshtë këtë verison. Sipas policisë 36-vjeçari Elius Thartori dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e sotme. Mësohet se 36-vjeçari, një ish-mësues i edukimit fizik, ka qenë dënuar më parë me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Përpara dy vitesh ai u pushua nga puna si mësues, pasi emisioni investigativ  “Fiks Fare”, publikoi video ku ish-mësuesi inkurajonte nxënësit të ofendonin drejtoreshën gjatë orës së mësimit. 36-vjeçari jetonte jashtë vendit, ndërsa ishte kthyer pak kohë më parë.

Nuk dihet ende nëse atentati i sotëm ka lidhej me të kaluarën e Thartorit. Ngjarja pritet të zbardhet nga policia.

https://www.youtube.com/watch?v=txiB7gxtPQ8&feature=player_embedded

Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 36-vjeçar

 

Të fundit