Flash News

KRYESORE

Iu bë atentat në Durrës, si e dhjetëfishoi në katër vite pasurinë prokurori Arjan Ndoj

Iu bë atentat në Durrës, si e dhjetëfishoi në

Emri i prokurorit Arjan Ndoj ka qenë përherë i përfolur në media.

Më 28 janar 2008 Ndoj u emërua prokuror në Durrës, pasi ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku e shkarkoi atë nga detyra. Gjatë periudhës që nuk ushtronte detyrën e prokurorit, Ndoj u angazhua në fushën e avokatisë.

Ndoja ishte edhe mbrojtësi ligjor i Arian Selimit, akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Nga të dhënat zyrtare të ‘Open Data’ Ndoj ka arritur që të dhjetëfishojë pasurinë e tij, nga 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë në plot 760 mijë euro.

Në vitin 2004 ai ka patur 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Në vitin 2008, pasuria e tij, është plot 760 mijë euro. Ndërkohë që pasuria e tij ka vijuar të shtohet përgjatë viteve. Në 2016, Ndoj ka deklaruar se ka në pronësi 21 apartamente në Shëngjin, bodrume, vreshta, si dhe një truall në Krujë.

Si përgjigje për të justifikuar pasurinë, prokurori është shprehur se e ka siguruar nga puna si avokat.

Historiku i prokurorit Ndoj/ Nga rrahja e avokatit të Lul Berishës, tek akuzat e kryeministrit Rama

Të fundit