Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Iu bë e qartë që s’ka vend në Botëror, Ibrahimoviç: Ika vet nga Kombëtarja
Pasi deklaroi në një emision amerikan se “Botërori Rusi 2018” nuk kishte kuptim pa të dhe nga e Përfaqësueses suedeze i’u bë e qartë se në kombëtare nuk ia kishin nevojën, Ibrahimoviç është shprehur se ishte ai i parë që hoqi dorë nga kombëtarja.
Në një intervistë për “ESPN”, ai tha se Suedia është një kapitull i mbyllur për të.
“Nuk jam më pjesë e kombëtares sepse isha unë që thashë “mjaft” dhe tani nuk ia vlen të diskutohet më kjo temë, është një kapitull i mbyllur”, është shprehur 36-vjeçari.
Zlatan nuk i ka kursyer as ironitë në lidhje me atë çka deklaroi pak kohë më parë njëri nga futbollistët e kombëtares suedeze, se ata ia kanë dalë të kualifikohen në Botëror edhe pa Ibran.
“Mendoj se Suedia është favorite për të fituar Kupën e Botës, duke qenë se tani janë më të fortë pa mua!”, ka thënë sulmuesi i Los Angeles Galaxy.
Gjithësesi, Ibrahimoviç do të jetë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”, jo si futbollist por për impenjime komerciale.