Flash News

KRYESORE

“Iu çoj partizanëve miell”, zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit që u kap me drogë në portin e Durrësit

“Iu çoj partizanëve miell”, zbardhet dëshmia e

Pas sasisë prej 613 kg kokainë me vlerë rreth 150 milionë euro, që u zbulua në Portin e Durrësit, zbardhen dëshmitë e shoferit Armando Pezaku dhe menaxherit Donald Lushaj, të arrestuar brenda ambienteve të firmës “Arbri Garden”, me pronar biznesmenin Arbër Çekaj.

Shoferi 25-vjeçar që sipas të dhënave të tij në ‘Facebook’ ishte i punësuar në një firmë shpërndarje mielli, “Iu çoj partizanëve miell”, ka thënë se është lajmëruar vetëm për të marrë ngarkesën në port.

“Më njoftuan se ngarkesa erdhi, shkova në port. Vetëm mora kamionin me ngarkesën”, ka thënë ai.

Edhe menaxheri Lushaj, përpara policëve ka thënë se ishte i punësuar për tu marrë me aktivitetin e kompanisë, me organizimin e punës e zgjedhjen e kompanisë së transportit, ndërsa është shprehur se s’ka pasur dijeni për kokainën brenda në kamion.

 

Të fundit