Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Iu dogj klinika në Vlorë/ Flet mjeku: I vdiq motra, autori ka tentuar të më vrasë me thikë!
Është hera e tretë që tentohet të dhunohet gjinekologu i Vlorës Bejkush Shehaj, 64 vjeç.
Episodi më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 24 Maji të Vlorës kur 27 vjeçari Musto Kapaj nga fshati Gjormë i Vlorës ka hedhur benzinë në porten hyrëse të klinikës private të gjinekologut.
Policia e Vlorës është njoftuar dhe e ka arrestuar 27 vjeçarin.
Nderkohë mjeku për Report TV është shprehur se nuk është e para herë që ai ëhstë kërcënuar nga personi i lartpërmendur, pasi në të kaluarën ai ëhstë përballur ehde me dy raste të tjera, ku i është rrezikuar edhe jeta.
Sipas Shehajt kjo ka ndodhur për arsye se motra e Kapajt pasi ka sjellë në jetë dy fëmijë nën kujdesin e gjinekologut, në rastin e tretë ka pësuar një komplikacion të rëndë që ndodh shumë rallë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas mjekut i riu ka probleme mendore. “Unë i jam drejtuar edhe policisë së Vlorës e cila e ka arrestuar dhe e ka lënë të lirë serisht”, - u shpreh ai.
Bejkush Shehaj është shprehur se është hera e tretë qe kercënohet.
“Më parë i njëjti person ka tentuar të më qëlloi me thikë, ndërkohë që ka tentuar edhe herë tjetër me zjarr” - tha doktori./shqiptarja.com