Flash News

KRYESORE

A iu kujtohet ushtria anti-kanabis e Manjanit? E gjeni te prefektët e Ramës

A iu kujtohet ushtria anti-kanabis e Manjanit? E gjeni te prefektët e

Alfred Lela

 

Në mes të tetorit të vitit të shkuar, ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke bërë një propozim, lëshoi edhe një alarm të pazakontë. Juristi i shndërruar në politikan, duke qenë edhe në dijeni të dickaje më shumë dhe më të madhe se sa opinioni i përgjithshëm publik, sa i takon kultivimit të kanabisit në vend, foli kur qeveria ku bënte pjesë heshtte si vuv. 

Ai dha si opsion të luftës anti-kanabis apo dhe rimarrjen e territorit nën kontroll hedhjen  e ushtrisë në terren. Eshtë e kotë të thuhet se reagimet në qeveri nuk qenë miqësore. Ministrja  e mbrojtjes, Kodheli dhe ai i Brendshëm, Tahiri, e quajtën 'të pasaktë' ndërhyrjen e kolegut të tyre, duke shtuar se 'nuk jemi në rastin e një emergjence kombëtare'.

Tre muaj më vonë Rama e shkarkoi të zotin e deklaratës. Me gjasë, rrënjet e shkarkimit fillojnë diku te ai propozim i Manjanit, por çka mbetet nuk është shkarkimi se sa parashikimi dhe shërbesa shtetërore e ish-ministrit të Drejtësisë.

Me të cilin duket se ka rënë dakord, më në fund, edhe ish-shefi i tij, Kryeministri Edi Rama. 12 prefektë të shkarkuar prej tij dhe zëvendësuesit e tyre të gjithë nga radhët e ushtrisë, nuk janë shenjë e pendimit të shefit të qeverisë, por shpatullat që i kanë prekur murin e ftohtë të fundit dhe të refuzimit. Presioni i opozitës, i ambasadorëve, i opinionit dhe i përgjimeve të agjencive lizgjzbatuese perëndimore, ia kanë bërë të pamundur një dredhë tjetër sa i takon asaj, që ishte atëherë dhe vazhdon të jetë edhe sot, emergjencë kombëtare.

Ushtarakët e Ramës, të kthyer në prefektë, janë ushtria e Ylli Manjanit e ardhur me vonesë në një fushë ku luftonte vetëm një palë dhe për këtë dukej si betejë me mullinjtë e erës. Një dyshim është se lëvizja e Kryeministrit me prefektët nuk është gjësend më shumë se një taktikë në fushën gjithë kamuflazhe të public relations (pr). Mund të jetë edhe kështu.

Por, unë shoh lëvizje në frikë më shumë se gjenialitet në pr.

Dihet, megjithatë, se ne shohim vetëm atë çka duam. Ja, për shembull, Kryeministri, për katër vjet nuk e pa as pyllin Amazonian të kanabisit, dhe as nevojën e ushtrisë për t'u futur në të. Tani e sheh. Tani e pranon se ekziston.

E pra, çka ekziston tani ka qenë edhe më parë.

Të fundit