Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Iu ndërpre vetingu, Adriatik Llalla përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelit
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet sot me Kolegjin e Posaçëm të Apelit, i cili do vlerësojë nëse ish-kryetari i organit të akuzës do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut.
Në njoftimin për media shkruhet, “KPA bazuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” njofton, se ditën e Mërkurë, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla”.
Trupi gjykues do të drejtohet nga Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.
Kujtojmë që kjo seancë vjen në kuadër të vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku për ish-Kryeprokurorin Llalla u vendos ndërprerja e procesit të vetting-ut, sipas vendimit të datës 16 shkurt 2018, pasi ai u largua nga sistemi i drejtësisë dhe më këtë argument KPK vendosi ndërprerjen e procesit të vetting-ut.