Flash News

KRYESORE

Iu nënshtrua kirurgjisë, anestezisti përdhunon pacienten

Një stiliste iu nënshtrua kirurgjisë plastike për të rregulluar formën e gjoksit të saj, por u përdhunua nga anestezisti.

Dr. Yury Chernikov, 59 vjeç, do të përballet me 6 vjet burg nëse do të dënohet për akuzat “përdhunim” dhe “dhunë seksuale” në Gjykatën e Samaras.

Viktima, Erika Bykova është shprehur publikisht se është ndierë e pafuqishme, pasi ishte nën efektin e anestezisë, ndaj dhe nuk mund të bërtiste. Anestezisti, që është edhe gjysh, pranoi marrëdhënien seksuale me 35-vjeçaren pak minuta pas operacionit, por theksoi se ishte me konsensus dhe se pacientja i kishte thënë se “ndihej mirë”.

Stilistja gjatë intervistës televizive u shpreh, “Po rënkoja… Por po rënkoja sepse nuk mund të bërtisja”.

Ajo e denoncoi anestezistin sapo doli nga klinika, por kërkoi nga policia që bashkëshorti i saj të mos merrej në pyetje, pasi nuk ishte gati për t’i treguar të vërtetën. Sipas saj, dr. Yury Chernikov i ofroi para për të tërhequr denoncimin, por stilistja nuk pranoi.

Ai shtoi: “5 minuta pasi ndodhi gjithçka, u tmerrova. E kuptova që fëmijët, nipat dhe bashkëshortja nuk do të ma falnin kurrë. Por në ato momente nuk po mendoja unë, po e bënte një organ tjetër për mua”. 59-vjeçari është shprehur se pas aktit, Erika i tha se nuk ishte ndier kurrë më parë aq mirë.

Linku origjinal këtu 

Të fundit