Flash News

KRYESORE

Iu përmbys zetori teksa punonte tokën, ndërron jetë 60-vjeçari

Iu përmbys zetori teksa punonte tokën, ndërron jetë

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua me zetor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Trevllazër, në Vlorë.

Viktima, i identifikuar si M.K., ishte duke punuar tokën teksa zetori i është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër, një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur dhe si pasojë drejtuesi shtetasi M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit