Flash News

KRYESORE

Iu rrëzua propozimi, Imami braktis mbledhjen e PD-së

Iu rrëzua propozimi, Imami braktis mbledhjen e PD-së

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pasi anëtarët i rrëzuan kërkesën për të përfshirë në rend dite analizën për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017-ës.

Mësohet se Imami është shprehur kundër kalimit nen për nen të statutit të ri dhe më pas është larguar nga salla.

Arben Imami dhe Valbona Mezini propozuan sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që rendi i ditës të ndryshohej dhe të përfshinte analizën për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017-ës.

Sa është forca e Imamit brenda PD-së? Votimi tregon rezultat të vështirë për ish-deputetin

Të fundit