Flash News

KRYESORE

Iu shisnin të rinjve drogë që përdoret për kafshët, arrestohen burrë e grua në Tiranë

Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” janë arrestuar në flagrancë burrë dhe grua të cilët në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikament anestezik për kafshët.

Policia njofton se në pranga ra edhe një blerës 18 – vjeçar, ndërsa janë sekuestruar në total 30 shishe me ketaminë.

Policia e shtetit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Telha Kokunja, 52 vjeç, banues në Tiranë dhe Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua). U arrestua gjithashtu Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.

Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët).

Të fundit