Flash News

KRYESORE

Ivana Trump kërkon t’i “marr” postin Melanis: Jam Zonja e Parë, ok?

Ivana Trump kërkon t’i “marr” postin Melanis: Jam Zonja e

Ivana Trump, nëpërmjet një interviste tregoi për marrëdhëniet e mira me Donald Trump duke u shprehur se me të është shumë e afërt dhe se shkëmbejnë shumë telefonata me njeri-tjetrin.

“ Jam gruaja e parë, pra në fund të fundit Zonja e parë, ok?” kështu është shprehur ish-bashkëshortja e Trump.

Me sa duket mes Ivanës dhe Melanis ka një “konflikt” për vendin e Zonjës së Parë.

Direkt pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar shumë dhe nga Shtëpia e Bardhë, Melani Trump e cila mban  postin e Zonjës së Parë është  shprehur se deklarata e ish- bashkëshortes së Trump është e pa bazë, dhe se ajo po kërkon të tërheqë vëmendjen. “Shihet qartë se kjo është një deklaratë pas asnjë bazë nga ana e një ishi. Fatkeqësisht bëhet fjalë vetëm për një tentativë për të tërhequr vëmendje e për t’i bërë vetes reklamë”- reagon Melania.

Gjithashtu  në deklaratën e saj për shtyp ajo tregon se statusin që mbanë do e përdori për të ndihmuar fëmijët e Amerikës.

Ivana ka qenë e martuar me Donald nga vitit 1977 deri në 1992 por u divorcuan për shkak të tradhtisë së tij me një modele. Raportet e tyre sot janë shumë të mira aq sa presidenti i ofroi edhe postin e ambasadores së Çekisë, vendlindja e Ivanës. Por kjo e fundit e refuzoi.

 

Të fundit