Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ivana Trump kërkon t’i “marr” postin Melanis: Jam Zonja e Parë, ok?
Ivana Trump, nëpërmjet një interviste tregoi për marrëdhëniet e mira me Donald Trump duke u shprehur se me të është shumë e afërt dhe se shkëmbejnë shumë telefonata me njeri-tjetrin.
“ Jam gruaja e parë, pra në fund të fundit Zonja e parë, ok?” kështu është shprehur ish-bashkëshortja e Trump.
Me sa duket mes Ivanës dhe Melanis ka një “konflikt” për vendin e Zonjës së Parë.
Direkt pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar shumë dhe nga Shtëpia e Bardhë, Melani Trump e cila mban postin e Zonjës së Parë është shprehur se deklarata e ish- bashkëshortes së Trump është e pa bazë, dhe se ajo po kërkon të tërheqë vëmendjen. “Shihet qartë se kjo është një deklaratë pas asnjë bazë nga ana e një ishi. Fatkeqësisht bëhet fjalë vetëm për një tentativë për të tërhequr vëmendje e për t’i bërë vetes reklamë”- reagon Melania.
Gjithashtu në deklaratën e saj për shtyp ajo tregon se statusin që mbanë do e përdori për të ndihmuar fëmijët e Amerikës.
Ivana ka qenë e martuar me Donald nga vitit 1977 deri në 1992 por u divorcuan për shkak të tradhtisë së tij me një modele. Raportet e tyre sot janë shumë të mira aq sa presidenti i ofroi edhe postin e ambasadores së Çekisë, vendlindja e Ivanës. Por kjo e fundit e refuzoi.