Flash News

KRYESORE

Ivanov flet si partiak në Kuvendin e Maqedonisë, sërish akuza ndaj Tiranës dhe Prishtinës

Ivanov flet si partiak në Kuvendin e Maqedonisë, sërish akuza

Vizita e presidentit Ilir Meta në Shkup dhe takimi me kryeministrin Edi Rama, nuk kanë ndikuar që presidenti maqedonas, George Ivanov të zbutë tonet ndaj Tiranës dhe Prishtinës.

Në fjalën e fundvitit në Kuvendin e Maqedonisë, Ivanov ka folur si anëtar i një partie dhe jo si president i vendit. Përveç akuzave që lëshoi kundër qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, presidenti kritikoi edhe vendet fqinje.

Ivanov u shpreh se platforma e partive shqiptare në Maqedonisë, të cilën ai e quan ‘Platforma e Tiranës’, ishte përzierje populiste në punët e brendshme dhe vuri në pikëpyetje interesat themelore të vendit.

“Procesi i koalicionit paszgjedhor dhe krijimi i një qeverise u bë peng i platformës paszgjedhore të një i vendi tjetër, që nga ana e vet vuri në pikëpyetje interesat themelore të Republikës së Maqedonisë. Për shkak të Platformës së Tiranës, kriza politike u kthye në një krizë kushtetuese”, u shpreh Ivanov në Kuvend.

Presidenti maqedonas kritikoi edhe qeverinë e Kosovës për ndihmën që ka dhënë ndaj personave të përfshirë në konfliktin e Kumanovës.

“Përmenda platformën e Tiranës, e cila ishte përzierje populiste në punët e brendshme të Maqedonisë. Qeveria e Kosovës, nga ana tjetër, vendosi të ndajë ndihmë financiare për aktorët e angazhuar në dhunën dhe aktet terroriste në Goshincë dhe Kumanovë”, th ai.

Sa i përket krizës me Greqinë, Ivanov u shpreh: “Zgjidhja për dallimin rreth emrit me Greqinë duhet të kërkohet vetëm në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku jemi të barabartë. Një zgjidhje e pranueshme duhet ta respektojë identitetin tonë kombëtar.”

Të fundit