Flash News

KRYESORE

Ivi Kaso: Në Shqipëri nuk është problem sistemi, por procesi zgjedhor

Ivi Kaso: Në Shqipëri nuk është problem sistemi, por procesi

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso mendon se nuk është problem sistemi, por keqpërdorimi i procesit zgjedhor. Ai shtoi se qasja e opozitës ishte zgjidhja e problemeve gjatë procesit, pastaj të kryhej debati gjithëpërfshirës për sistemin.

“Problemi i sotëm lidhet me keqpërdorim të procesit zgjedhor dhe pa siguruar procesin, nuk mund të merremi me sistemin. Duke parë se si futen duart e qeverisë sot në zgjedhje, cilido sistem, sado i përkryer të jetë, do të prodhonte të njëjtat difekte në praktikë. Qasja jonë ka qenë që të zgjidhim problemet e procesit fillimisht dhe pastaj të hapim debat gjithëpërfshirës për sistemin. Pa adresuar A, B dhe C, nuk mund të kalojmë te ZH-ja. Sistemi zgjedhor nuk bëhet për të futur parti në parlament dhe aq më pak për të futur individë”, tha Kaso për A2.

Ai u shpreh se pavarësisht sistemit në këtë vend, gjithmonë listat e paraqitura, kanë qenë me firmën e kreut të partisë.

“Nëse problemi më i madh që i vishet këtij sistemi është keqpërdorimi i pozitës së kryetarit të partisë, ka mekanizma që kjo të zgjidhet edhe pa prekur sistemin”.

Të fundit