Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Ivi Kaso tregon provat: Rama shtoi në kuti 280 mijë vota, KQZ-ja ka kryer krim elektoral
Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso akuzoi qeverinë Rama se ka mbushur kutitë me 280 mijë vota të pavlefshme, duke ripërsëritur kështu krimin elektoral sa herë që ka votime.
Në një konferencë për shtyp, ai tha se për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85 për qind të shqiptarëve, Edi Ramës i duhej të ruante me letra rezultatin e 2017-ës.
“Për këtë, Rama përdori Denar Bibën, 3 persona të tjerë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe qindra komisionerë për të mbushur kutitë, duke rritur artificialisht numrin e pjesëmarrësve. Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime.”, tha Kaso në konferencë për shtyp.
Sekretari për zgjedhjet shtoi se operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë.
“Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind.”, shtoi ai.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-05-at-14.05.50.mp4"][/video]
Kaso ka treguar edhe shifrat e rreme për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime.
“Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e falsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit.
Ai shtoi se janë mbi 20 bashki, me mbi 5 për qind të falsifikimit mbi manipulimin e së dielës nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve.
“Operacioni kriminal ka qenë shumë më i rëndë. Vetëm në Tiranë manipuloi dhe shtoi rreth 60 mijë votues.
Kjo është arsyeja pse Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka hedhur në sistemin online të dhënat e operatorëve për pjesëmarrjen dhe, akoma, 5 ditë pas 30 Qershorit nuk ka publikuar rezultatet qendër për qendër.
Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë.”, argumentoi Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së.