Flash News

KRYESORE

Ivica Daçiç: Edhe Lugina e Preshevës është tani ‘rast special’?

Ivica Daçiç: Edhe Lugina e Preshevës është tani

Ivica Daçiç ka pyetur me ironi nëse edhe Lugina e Preshevës, zonë e populluar nga shqiptarët në Serbi, është gjithashtu një ‘rast special’. Ministri i Jashtëm serb i referohej deklaratës së bërë nga liderët e një prej partive shqiptare në Preshevë, i cili kërkoi bashkimin e Luginës me Kosovën, bazuar në referendumin e mbajtur në vitin 1992.

“Kur vjen puna te Serbia, është rast special në të gjitha mënyrat”, tha Daçiç pas deklaratës së Komisionit Europian se “Katalonja nuk mund të krahasohet me Kosovën sepse kjo e fundit është rast sui generis që nuk mund të krahasohet me asnjë situatë tjetër”.

Deklaratën për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën e ka komentuar edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabic, e cila tha se kjo çështje nuk është e hapur për diskutime dhe se ajo nuk ka folur dhe nuk do të flasë për të me asnjë prej liderëve shqiptarë.

Të fundit