Flash News

KRYESORE

Izmir Smajlaj denoncon manipulimin e rezultatit në Kampionatin Evropian; publikon videon flagrante

Izmir Smajlaj denoncon manipulimin e rezultatit në Kampionatin Evropian;

Izmir Smajlaj, kampion i Europës në kërcëim së gjati, ka denoncuar manipulimin që i është bërë në Berlin. Smajlaj mori pjesë në Kampionatin Evropian të këtij viti, por nuk arriti të hynte në zonën e medaljeve dhe kjo sipas tij për shkak të manipulimit.

Në kërcëimin e tretë, thotë atleti shqiptar, juria deklaroi se kishte kërcyer 7.47 metra, por më pas e korrigjuan në 7.73 metra. Smajlaj thekson se asnjë prej këtyre rezultateve nuk është i saktë pasi në video shihet qartë se ka kërcyer mbi 8 metra.

Izmir Smajlaj dhe Federata Shqiptare e Atletikës kanë denoncuar rastin në Federatën Ndërkombëtare dhe presin të merret një vendim i drejtë.

Smajlaj u shpall kampion i Europës vitin e kaluar në Beograd, duke arritur të kërcejë në 8.08 metra.

Të fundit