Flash News

KRYESORE

Izolimi, drejt cilit produkt po vrapojnë njerëzit në supermarkete

Izolimi, drejt cilit produkt po vrapojnë njerëzit në supermarkete

Bota po përballet me pandeminë Covid-19, dhe supermarketet çdo ditë përballen me kërkesa të vrullshme për ushqime e produkte të tjera për shkak të masave për izolim.

Një nga produktet më të kërkuara që është raportuar kudo në botë është letra higjenike.

Por krahas letrës higjienike, supermarketet duket se po boshatisen edhe nga soda e bukës.

Spanja dhe Portugalia ka shumëfishuar blerjet e sodës së bukës, pasi doli ligji se njerëzit duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi”, shkruan “The Huffington Post”.

Por, veç kësaj një arsye tjetër e shitjes në masë së sodës ështe pasi produkti mund të përdoret edhe për pastrim. Soda e bukës është një larës shumë i mirë për frutat dhe perimet.

Po ashtu soda e bukës përdoret si dezinfektues për sipërfaqet e shtëpisë, shumë e nevojshme në këto kohë që higjena duhet në maksimum.

Të fundit