Flash News

KRYESORE

Izraeli refuzon kërkesën e Spanjës, nuk e kundërshton pavarësinë e Katalonjës

Izraeli refuzon kërkesën e Spanjës, nuk e kundërshton

Me një qëndrim që shkon kundër SHBA-së dhe Bashkimit Europian, Izraeli vendosi të hënën që të mos dalë me një deklaratë kundër pavarësisë së Katalonjës. Mediat vendase raportojnë për një kërkesë të Madridit drejtuar Tel Avivit, ku i kërkohet një deklaratë publike kundër Katalonjës me qëllim krijimin e një konsensusi sa më të gjerë ndërkombëtar për këtë çështje.

Por Izraeli nuk do e mbështesë Spanjën në përpjekjet për të bllokuar njohjet e shtetit të Katalonjës dhe për këtë ka dy arsye. E para, Katalonja konsiderohet si rajoni më pro hebrenjve në Spanjë, ku flamujt izraelit janë shumë të zakonshëm në dritaret e shtëpive dhe në rrugë. Arsyeja e dytë lidhet me qëndrimin disa vjeçar të Spanjës kundër Izraelit sa i përket çështjes palestineze.

Gjithsesi, Tel Avivi nuk do të pozicionohet hapur në favor të pavarësisë së Katalonjës për arsyen e vetme sepse kjo e do e vendoste në mënyrë drastike kundër konsensusit ndërkombëtar.

Të fundit