Flash News

KRYESORE

Ja çfarë i ndodh organizmit nëse flini më pak se 6 orë në ditë...

Ja çfarë i ndodh organizmit nëse flini më pak se 6

Gjumi është shumë i rëndësishëm që të bëhet në atë limit kohor që organizmi ka nevojë. Afërsisht 8 orë janë të mjaftueshme për një gjumë të mirë dhe një organizëm të shëndetshëm. Por nëse ndodh që të flini më pak se 8 orë aq më tepër po të flini më pak se 6 orë, kjo nuk ndikon për mirë në organizmin tuaj.

Nëse ju flini më pak se 6 orë dëmet që iu i shkaktoni organizmit janë të barabarta me konsumimin e alkolit. Mungesa e gjumit sjell rrezikun e obezitetit, depresionit, sulmit në zemër dhe tru. Megjithatë, sipas studimit më të ri mungesa e gjumit mund të ketë pasoja të rrezikshme për trurin.

“Gjumi luan rol kryesor në rregullimin e hormoneve, të cilat ndikojnë në uri, dhe mungesa e gjumit shton apetitin dhe sjell deri te shtimi i peshës”, ka thënë neurologu Adrian Owen.

Të fundit