Flash News

KRYESORE

Ja cila është ajo pjesë e ditës që jeni më produktiv...

Ja cila është ajo pjesë e ditës që jeni më

Përpjekja për të qenë kreativ mund të jetë e vështirë kur ndjeheni të përgjumur dhe të privuar nga kafeina. Ndonjëherë thjesht keni probleme ta nxirrni një ide të mirë nga truri juaj.

Të gjithë synojnë të jenë produktiv gjatë ditës, por jo gjithmonë ndodh kjo, pasi ka momente kur ju ndiheni të përgjumur dhe nuk arrini dot të formuloni një ide të qartë apo të krijoni diçka.

Megjithatë ka një periudhë kohore gjatë ditës, në ët cilën ju jeni më efiçentë. Sipas një studimi të vitit 2011, i publikuar në revistën “Thinking & Reasoning”, ka një sekret kur ju prireni të jeni inovativ dhe kreativ gjatë ditës.

Studimi është përqendruar në atë se si një periudhë e caktuar e ditës ndikon në aftësinë për të zgjidhur problemet e kreativitetit. “Proceset frenuese” e kontrollojnë rrjedhën e informacioneve nga mendimi dhe perceptimi, si dhe ndihmojnë në parandalimin e trurit që të shpërqendrohet.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mund të jenë të ndarë në dy grupe: në persona të “mëngjesit” dhe në persona të “mbrëmjes”

Megjithatë shkencëtarët thonë se njerëzit e mëngjesit janë më të mirë në zgjidhjen e problemit gjatë mbrëmjes, ndërsa personat e mbrëmjes janë më kreativë menjëherë pasi të zgjohen nga gjumi. 

Të fundit