Flash News

KRYESORE

Ja cila është këshilla e nutricionistëve për vaktin e darkës...

Ja cila është këshilla e nutricionistëve për vaktin e

Këshillat e nutricionistëve janë gjithmonë të vlefshme për ata që i kushtojnë një rëndësi të veçantë mënyrës se si duhet të ushqehen në vakte të caktuara. Në këtë kontekst, ata kanë një këshillë për mënyrën e të ushqyerit në mbrëmje.

Nutricionistët këshillojnë shmangjen e disa ushqimeve në mbrëmje që nuk ju lejojnë të bëni gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.

Drithëra me sheqer

Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi kur bëhet fjalë për drithërat. Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën. Nëse drithërat janë me ëmbëltues dhe shumica prej tyre janë të ngjyrosur, sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut.

Lajm i mirë është se të gjitha drithërat nuk janë jashtë kufijve. Kontrollo etiketat me kujdes dhe zgjidh markat që përmbajnë drithëra të plota, pa sheqer dhe me shumë fibra. Një filxhan drithëra është i mirë, por një tas para gjumit nuk do të të ndihmojë të ndihesh e qetë para gjumit.

Një alternativë më e mirë: kos i freskët

Një zgjedhje e mençur për darkën pas orës 20: 00 është kosi. Përmban proteina, ka pak yndyrë, por është mjaft i lehtë për të mos rënduar stomakun. Një filxhan kos me boronica është një zgjidhje e shëndetshme. 

Të fundit