Flash News

KRYESORE

Ja cilat janë 3 kështjellat përrallore që nuk do hezitoni për t’i vizituar…

Të ndërtuara që në periudhën e Mesjetës, këto kështjella janë dëshmia më e fortë e gjenialitetit të arkitektëve të asaj kohe. Ata kanë ditur më së miri të ndërtojnë kështjellat në harmoni me natyrën e mrekullueshme që kanë për rreth.

Fakti që këto kështjella ekzistojnë edhe në ditët e sotme plot madhështi, pavarësisht luftrave i bën ato më të veçantat në botë.

Po ju tregojmë tri prej kështjellave më madhështore, të cilat me siguri do t’ju zgjojnë kureshtjen dhe dëshirën për t’i vizituar.

Kështjella Reichburg Cochem,Gjermani

Kjo kështjellë njëmijë vjeçare fillimisht ishte ndërtuar si rezidencë e Mbretit Gjerman Konrad III. Ajo ishte djegur nga francezët në vitin 1689, dhe shumë lehtë mund të ishte zhdukur, por fatmirësisht ishte blerë nga një biznesmen gjerman në vitin 1868 dhe ishte rinovuar.

Kështjella Mont Saint-Michel, Francë

Kështjella e pathyeshme e Mont Saint-Michelit, e rrethuar nga të gjitha anët me det, është ndër atraksionet më të njohura në Francë, pas qytetit të Parisit. E ndërtuar në vitin 709, ajo asnjëherë nuk e ka humbur madhështinë e saj.

Kështjella Hohenzollern, Gjermani

Kjo kështjellë gjendet mbi malin Hozenhollern, në 2,800 metra lartësi mbidetare. Kjo kështjellë ka shërbyer si rezidencë e mbretërve prusianë.

Të fundit