Flash News

KRYESORE

Ja cilat janë pengesat që duhen kapërcyer për të qenë të suksesshëm...

Ja cilat janë pengesat që duhen kapërcyer për të

Mos e nënvlerësoni veten

Më e keqja që mund të bëni është që të dyshoni në aftësitë tuaja. Kthehuni pak prapa dhe shikoni se çfarë keni bërë deri tani në udhëtimin tuaj. Inkurajoni vetveten dhe besoni që do të mund të realizoni të gjitha detyrat të cilat vijnë me vendin e ri të punës apo me pozitat më të mira te të cilat dëshironi të arrini.

Mos u merrni me të tjerët

Mos dëgjoni këshilla “të dijetarëve”, të cilët ju bindin se çfarë është e mirë apo e keqe. Veproni në bazë të bindjeve dhe ndjenjave tuaja dhe mos lejoni që negativitetet e të tjerëve të gjejnë rrugën e ndikimit tek ju.

Mos ndiqni përsosmërinë

Mësoni të delegoni dhe mos provoni të kontrolloni çdo pjesë të ditës së punës, vetëm kështu lehtë do t’i kryeni detyrat dhe do të ndiheni të kënaqur me punën e kryer. 

Gjeni kohë edhe për veten

Punojmë për të jetuar, jo për të kundërtën, prandaj mos e merrni stresin me vete në shtëpi. Balancën midis punës dhe kohës private do ta arrini në atë mënyrë që në fund të çdo dite pune të bëni listën e detyrave të cilat ju presin të nesërmen. Pushoni, ushtroni, lexoni, regjistrohuni në ndonjë kurs apo merruni me cilindo qoftë aktivitet tjetër, i cili nuk ka lidhje me punën. 

Të fundit