Flash News

KRYESORE

Ja cilat janë shenjat që tregojnë që keni mungesë proteinash...

Ja cilat janë shenjat që tregojnë që keni mungesë

Proteinat i janë ato që i sigurojnë trupit energji dhe e ndihmojnë organizmin të kryejë funksionet e veta. Kjo është dhe arsyeja kryesore përse proteinat konsiderohen  prandaj edhe konsiderohet si lëndë primare ushqyese e organizmit.  Proteinat përbëhen nga aminoacidet me gjatësi të caktuara dhe si të tilla janë shtylla ndërtuese e muskujve.

Mësoni disa prej simptomave që tregojnë se keni mungesë të proteinave:

Dhimbje të muskujve dhe nyjeve

Dobësimi i muskujve ose dhimbja mund të jetë një shenjë që na tregon se  muskujt tuaj ose lëngu i nyejve është duke humbur për të shtuar kalori në vend të përdorimit të proteinës për të ndërtuar muskujt dhe qelizat.

Ndiheni më të shqetësuar dhe me ndryshime në humor

Proteinat ndihmojnë trurin tonë të sintetizojë hormonet si dopamina dhe serotonin që rregullon disponimin tonë. Këto hormone përmirësojnë gjendjen tonë  shpirtërore dhe na bëjnë të ndihemi të lumtur.

Flokët e holla dhe lëkura e dobët

Flokët tona përbëhen kryesisht nga proteina. Kur ne nuk ushqehemi mirë, atëherë do të shohim se si fillojmë të na dobësohen fijet e flokëve. Mungesa e proteinave çon në lëkurë të dobët. Në disa raste mund të shkaktojë skuqje në lëkurë.

Sëmureni vazhdimisht

Ne gjithashtu kemi nevojë për proteina për të ndërtuar të gjitha qelizat e sistemin tonë imunitar. Nëse sëmureni ose keni infeksione më shumë se zakonisht kjo do të thotë që sistemi imunitar është i dobët dhe kjo mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit në organizëm.

Të fundit