Flash News

KRYESORE

Ja cilat janë shenjat që vërtetojnë se jeni më inteligjent se miqtë tuaj…

Ja cilat janë shenjat që vërtetojnë se jeni më

Nëse jeni në dilemë për sa i përket superioritetit në inteligjencë ndaj miqëve tuaj, atëherë duhet të njiheni me disa karakteristika që ua tregojnë këtë.

Jeni sarkastik

Studimet e reja sugjerojnë se sarkazma e promovon mendimin kreativ dhe për të qenë sarkastik nevojitet fuqi e konsiderueshme e trurit.

Flisni më shumë se një gjuhë

Të folurit më shumë se një gjuhë vërtet e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve si Alzheimeri. Nërkohë që përpos kësaj, njohja e më shumë se një gjuhe ndikon në zhvillimin dhe efiçiencën e trurit.

Jeni fëmija i parë

Fëmijët e parë kanë tendencën të kenë inteligjencë më të lartë sesa fëmijët tjerë,  sipas studimeve të fundit. Sidoqoftë, kjo nuk është diçka gjenetike dhe kryesisht varet nga ambienti familjar.

Keni sens të mirë të humorit

Ekziston një avantazh i mahnitshëm nëse keni sens të mirë të humorit, njerëzit janë kafshë shoqërore prandaj njerëzit me sens të mirë të humorit na duken më joshës.

Të fundit