All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ja dënimi për ekipin e “Partizanit”, në prag të sfidës me Botevin bullgar

Ja dënimi për ekipin e “Partizanit”, në prag të
All - Paragraf - 1

Drejtuesit e “Partizanit” gjejnë mënyrën për t’i ndëshkuar lojtarët e ekpitit, pas humbjes në ndeshjen e parë të 29 qershorit, me rezultatin 1-3 kundër Botev Plovdiv. Drejtuesit e “Partizanit” kanë vendosur që skuadra, së bashku me stafin teknik dhe mjekësor, si dhe disa punonjës të tjerë të klubit, të udhëtojnë me autobus drejt Bullgarisë, ndërsa , Luçiano Moxhi do të udhëtojë me avion nga Italia në drejtim të Bullgarisë.

All - Paragraf - 3

Ekipi i Partizanit është nisur sot në 6 të mëngjesit në një udhëtim sfilitës drejt Burgasit, më shumë se 12 orë, ku parashikohet një itinerar Shqipëri - Kosovë - Maqedoni dhe më pas në Bullgari. Ndeshja e kthimit me Botev Plovdivin do të luhet të enjten në stadiumin “Lazuar”, në qytetin e Burgasit dhe udhëtimi pritet të zgjasë deri në mbrëmje.

Të kuqve u duhet që të përballojë rreth 1 mijë km udhëtim ç’ka përkthehet në një ditë pa asnjë seancë stërvitore. Me këtë lodhje, ka gjasa që humbja në Bullgari të jetë më e thellë dhe “Partizani” duhet të mendojë seriozisht për sezonin e ri që po afron, i cili nis më 6 shtator.

 

Të fundit