Flash News

KRYESORE

Ja disa nga anët pozitive dhe negative të akullit...

Ja disa nga anët pozitive dhe negative të akullit...

Në pamje të parë është diçka shumë e thjeshtë: akulli është ujë i ftohur nën 0 gradë, deri në pikën që kalon në gjendje të ngurtë. Ndonjë kub akulli i shtuar në një pije, sjell freski në ditët e nxehta. Por akulli nuk është i njëjtë dhe mund të fshehë shumë gracka: për këtë ekziston një dallim shumë i qartë mes akullit ushqyes dhe atij që nuk është i tillë.

Akulli ushqyes është ai i përgatitur me ujë të pijshëm cilësor nga Zyrat e Shëndetit dhe që në fund del në ujë njëlloj të pijshëm. Kuptohet që akulli që nuk i plotëson këto kërkesa përcaktohet akull jo i ushqyeshëm.

Për të dalluar më mirë karakteristikat e akullit të mirë dhe rreziqet e akullit jo të shëndetshëm, përmbajuni këtij informacioni të saktë për akullin ushqyes.

1- E dini që akulli duhet konsideruar në të gjitha efektet si një ushqim? Duhet të jetë prodhuar duke u nisur nga një ujë i përshtatshëm për konsumim njerëzor sipas legjislacionit aktual.

2- E dini që akulli nuk ka efekt baktericid absolut në organizëm? Ngrirja shkakton vdekjen e një pjese të mikroorganizmave, por jo të gjithëve. Disa thjesht mbeten të palëvizshëm nga i ftohti, por është mundësia që rizgjohen pas shkrirjes dhe bëhen aktivë e marrin jetë.

3- E dini që akulli është një nga shkaqet e infeksionit dhe gastroenteritit të marra gjatë udhëtimeve në disa vende të botës. Mikroorganizmat mund të jenë prezent si shkak i cilësisë së keqe të ujit të ngrirë, ose për shkak të funksionimit të keq ose mirëmbajtjes jo të mirë të makinerive të përdorura për t’i prodhuar.

4- E dini që akulli i vetëprodhuar nga lokalet dhe shërbimet publike duhet të jetë subjekt mbikëqyrjeje dhe objekt kujdesi në prodhim dhe në trajtim , sipas rregullores legjislative?

Të fundit