Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Spastrimet në drejtësi do të prekin të 12 qarqet e vendit. Tirana është qarku kryesor, ku LSI ka pjesën dërrmuese të drejtorive. Sipas informacioneve, institucionet që do preken nga largimet janë: Posta Shqiptare; Hipotekat; KESH; Drejtoria e Transportit Rrugor; Shëndeti Publik; Autoriteti Rrugor; Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OST); Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare.
Po ashtu në Tiranë janë dhe ministritë. LSI ka aktualisht Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Integrimit. Në të gjitha këto ministri do nisë vala e largimeve pasi të kenë ikur ministrat. Nga furtuna do preken dhe qytetet e tjera. Në Shkodër për shembull institucionet ku do ketë largime janë: Drejtoria e Patentave; Drejtoria e Rrugëve, Drejtoria e Hipotekës; Posta Shqiptare; Drejtoria e OST; Reparti i Zjarrfikësve; Pyjet dhe Bordi i Kullimit; Dega e AKU; Drejtoria e Transportit Rrugor, etj.
Nëse shihen me kujdes të gjitha qarqet sektorët më të prekur janë: Drejtoritë e Bujqësisë, Drejtoritë e Pyjeve dhe të Kullimit, si dhe Drejtoria e Transportit. Po ashtu janë dhe Posta Shqiptare me KESH dhe OST. Në këto institucione do nisë furtuna dhe Rama ka paralajmëruar se nuk do ketë asnjë tolerim.
Kryeministri Edi Rama të hënën mblodhi deputetët dhe kryebashkiakët, ku iu dha udhëzime të qarta për të larguar çdo militant nga administrata, ku më të rrezikuarit janë njerëzit e LSI dhe më pas ata të PDIU. Qeveria ka ngritur një grup pune, i cili gjatë gjithë këtij muaji do kryejë verifikime në terren për të parë se cilët njerëz ka punësuar LSI dhe kush duhet të largohet dhe kush jo. Por sipas burimeve, aktualisht një pjesë e madhe e punonjësve të LSI janë identifikuar. Të gjithë krerët e bashkive të PS kanë bërë gati listat me njerëzit e LSI të punësuar në qytete, duke përfshirë vetë bashkinë dhe të gjitha drejtoritë.