All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ja gabimet që duhet të evitoni pas ndarjes nga partneri...

Ja gabimet që duhet të evitoni pas ndarjes nga partneri...
All - Paragraf - 1

Ndarja me partnerin mund të jetë shumë e rëndë sidomos në ato raste kur ju nuk e prisni. Për shkak të befasisë ju mund të bëni gjëra që nuk i keni menduar , që në një të nesërme mund t’i konsideroni si gabime dhe si sjellje jo normale. Amy Höglund, autorja e librit “Your Boyfriend’s Best Girlfriend”, ka përpiluar listën e gabimeve më të këqija që bëhen pas ndarjes:

All - Paragraf - 3

Mos iu lutni tepër

Të kërkosh falje është një gjë tjetër, por lutjet e tepërta janë të pavend. Duhet të mos e poshtëroni veten, sepse askush nuk dëshiron që të jetë në lidhje me një person të tillë.

Ribashkimi

Ndonjëherë ndarjet shërbejnë për ta analizuar situatën dhe mundësinë e rifillimit të lidhjes. Por, nëse ribashkoheni ende pa i zgjidhur problemet, atëherë nuk keni bërë asgjë.

Dhënia pas veseve

Ndarjet mund të jenë aq dramatike, sa të na e ndryshojnë jetën. Nëse vëreni se keni filluar të pini alkool, e më parë nuk ju ka shkuar mendja për një gjë të tillë, atëherë duhet të ndaleni e të mendoni se ku jeni duke shkuar.

Hakmarrja

Në shikim të parë mund të duket ide e mirë, por hakmarrja në fund do t’ju lëndojë më shumë juve sesa ish-të dashurin tuaj. Pastaj, kurrë nuk mund ta dini se a është ndarja vetëm e përkohshme, apo jo, ku nëse është e përkohshme, pas hakmarrjes mund të bëhet e përhershme.

Të fundit