Flash News

KRYESORE

Ja gjërat që nuk duhet t'i bëni kurrë, nëse vizitoni këto 4 vende...

Ja gjërat që nuk duhet t'i bëni kurrë, nëse

Gjatë udhëtimeve në vende të ndryshme është e zakonshme që të mësojmë dhe të njihemi me sa më shumë detaje rreth traditave dhe kulturës përkatëse të vendit ku ndodhemi. Por në shumë raste është e rëndësishme të dimë si të sillemi, të paktën në disa prej këtyre vende që do të listojmë mëposhtë, të cilat kanë disa rregulla strikte të cilat nuk mund t‘i thyesh.

Indi

Mos u puthni në publik. Kjo mund  dhe t’ju fus në burg! Nuk lejohet kontakt fizik me njerëz të gjinisë së kundërt në publik.

Japoni

Mos lini bakshishe, mos u përqafoni në publik dhe bëni atë që e bëjnë vetëm vendasit. Mund të keni menduar se Japonia njihet vetëm si vend ku koha është e çmueshme për gjithsecilin, por në fakt në Japoni ka më shumë rregulla strikte se ç’mund të mendoni.

Kore e Jugut

Përdorni dy duart kur i dhuroni dikujt para. Kur i dhuroni diçka njerëzve, e veçanërisht para, koreanët parapëlqejnë ta bëni këtë me dy duart. Thjesht është shenjë respekti.

Singapor

Keni kujdes me gjobat. Në Singapor është e ndaluar t’i ushqeni zogjt, të pështyni dhe të hidhni mbeturina në rrugë, ose të hani ushqim në transport publik.

Të fundit