Flash News

KRYESORE

Ja kur hapet Unaza e Madhe, nga Pallati me Shigjeta te TEG

Ja kur hapet Unaza e Madhe, nga Pallati me Shigjeta te TEG

Më në fund, pas disa vitesh punime e një trafiku të rënduar në kryeqytet, sidomos në aksin Kombinat - Qendër, në shtator Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet për qytetarët. Segmenti i parë që do të jetë funksional edhe në lehtësimin e trafikut është ai që lidhen Pallatin me Shigjeta me Farkën. Punimet janë në 600 metrat e fundit që përshkojnë zonën e Selitës dhe që e lidhin Unazën me pjesën ekzistuese në afërsi të Kopshtit Botanik.  Paralelisht po punohet me ndriçimin, rrugët dytësore, trotuaret apo mbikalimet për këmbësorët. Hapja e këtij segmenti, para fillimit të vitit shkollor, do të lehtësojë shumë trafikun.  Gjithashtu bashkia e Tiranës do të nisë aksionin për mbylljen e të gjitha hyrje/daljeve të paligjshme në akset kryesore rrugore të qytetit, krijuar nga subjekte të ndryshme kryesisht karburante, gomistit dhe sevrize të makinash, që shpesh janë një burim rreziku për jetën e qytetarëve.

 

Të fundit