Flash News

KRYESORE

Ja kush është 35-vjeçari nga Fllaka e Durrësit që u arrestua pas grabitjeve në seri

Ja kush është 35-vjeçari nga Fllaka e Durrësit që u

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera në kohë të ndryshme nga një shtetas, i cili është ndaluar. Në pranga ra Edmond Tuda 35 vjeç, banues në Fllakë, Durrës. Tuda, dyshohet se është autor i vjedhjeve të mëposhtme:

  1. Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetases K.C.

2.Më datë 07.08.2017, në lagjen Nr.14 dyshohet se ka vjedhur transformatorin e energjisë elektrike.

3.Më datë 10.08.2017, në kantierin e ndërtimit në Bisht-Pallë, në pronësi të shtetasit E.Q. ka vjedhur rrjeta teli.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Të fundit