Flash News

KRYESORE

Ja kush është shqiptari që u kap me heroinë në Francë, dënohet me burg

Ja kush është shqiptari që u kap me heroinë në

Jo vetëm azilkërkues, por edhe kriminelë, shpërndarës droge e prostitucioni. Shqiptarët janë bërë problem në Francë dhe kjo rrezikon seriozisht integrimin dhe vizat tona me vendet e BE-së. Së fundi, një gjykatë franceze ka dënuar me 2.6 vite burg një shqiptar të akuzuar për trafik heroine.  Ai është Elsaid Lukaj, të cilit iu ndalua gjithashtu hyrja në territorin francez. 22-vjeçari shqiptar pranon se ka mbajtur në banesën e tij në Rue de Blanzat doza heroine nga datat 1 maj deri në 9 gusht, ditën kur u arrestua. Hetuesit thanë se policia i kishte sekuestruar shqiptarit 93 gram heroinë dhe 4500 euro. Para trupit gjykues, i shoqëruar edhe nga një përkthyes, Elsaid Lukaj foli shumë pak por sqaroi se kishte punuar i vetëm dhe nuk kishte asnjë bashkëpunëtor.

Ndërsa prokuroria franceze dyshon se shqiptari është vetëm njëri prej anëtarëve të një rrjeti shqiptar droge që vepron në rajonin e Clermontit dhe është shumë aktiv në shitjen e heroinës. Akuza kërkoi 3.6 vite burg, kurse gjykata vendosi si dënim 2.6 vite.

Të fundit