Flash News

KRYESORE

Ja kush janë yjet e showbizit që parashikuan vdekjen e tyre…

Ja kush janë yjet e showbizit që parashikuan vdekjen e tyre…

Testamenti është gjëja e fundit që bën lidhjen mes jetës dhe vdekjes,  nëpërmjet të cilit shumë yje të showbizit kanë parashikuar deri diku vdekjen e tyre dhe se çfarë do të ndodhte pasi ata të mos ishin më.

Legjenda e Hollivudit Marilyn Monroe në testamentin e saj kishte shkruar se të gjithë gjërat dhe rrobat, përveç parave, ia lë mësuesit të saj të aktrimit dhe ashtu kishte ndodhur pas vdekjes së saj të papritur. Mirëpo, personi në fjalë nuk kishte bërë asgjë me këto gjësende. Mirëpo, kur ai kishte vdekur në vitin 1982 gruaja e tij i kishte vënë ato në ankand dhe kishte fituar para të majme nga shitja e tyre.

Aktorja tjetër Farrah Fawcett, e njohur për rolin e saj në serinë “Charlie’s Angels”, gjithë pasurinë e saj ia kishte lënë djalit të saj, derisa për të dashurin e saj Ryan O’Neal, me të cilin ishte në lidhje për më shumë se 20 vjet nuk kishte lënë asnjë cent, me arsyetimin se ai nuk i ka ofruar asaj për sa kohë ishin në një lidhje.

Këngëtari Kurt Cobain, i cili e kishte vetëvrarë veten, në testamentin e tij kishte shkruar se e bija e tij Frances dhe bashkëshortja Courtney do të jenë më mirë pa të, pasi do të fitojnë shumë para nga vdekja e tij sesa që do të bënte ai nga muzika. Por ai kishte shkruar se nëse gruaja e tij vendos të martohet me dikë tjetër, atëherë ajo nuk merr asnjë cent.

Reperi i famshëm Tupac në testamentin e tij kishte lënë amanet që trupi i tij të digjej dhe më pas hiri i tij të përzihej me marihuana dhe pastaj t’u jepet anëtarëve të bandës së tij, të njohur si “The Outlawz” që ta tymosin.

Në testamentin e Whitney Houston shkruhej se ajo pas vdekjes kërkon që trupi i saj të digjet dhe pastaj hiri i saj të futej në një vazo dhe të hidhej në mes të detit. Ky amanet nuk është përfillur, pasi është varrosur.

Amy Winehouse njihet për varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit, ndërsa në testamentin e saj ajo ka kërkuar që nëse vdes gjatë varrimit të pranishmit të çojnë nga një gotë raki.

Aktorja Brittany Murphy kishte kërkuar që të vishej me fustan nusërie kur të varroset. Dhe pikërisht me një fustan të tillë edhe është varrosur.telegrafi

Të fundit