Flash News

KRYESORE

Ja kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit më 9 shtator

Ja kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit më

Zbulohet emri, ja kush është deputeti që do drejtojë seancën e parë plenare. Deputeti i Partisë Socialiste për Tiranën, Besnik Bare, do të drejtojë seancën e parë parlamentare për këtë sesion plenar. Burime për “BalkanWeb” tregojnë se ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të drejtojë seancën e së shtunës.

Gazetarja Elda Menga raporton se ftesë për të drejtuar seancën e parë parlamentare për këtë sesion plenar e kanë marrë edhe Tritan Shehu dhe Halim Kosova, si deputetët më të vjetër në Kuvend, pas Berishës, por mësohet se edhe këta të dy kanë refuzuar dhe kështu deputeti i Partisë Socialiste për Tiranën, Besnik Bare do të drejtojë seancën e 9 shtatorit.

Të fundit