Flash News

KRYESORE

Ja ora kur do betohet Ilir Meta president

Ja ora kur do betohet Ilir Meta president

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të betohet në 24 korrik, ora 18.00, dita kur do të ndërrojë stafetën me presidentin në detyrë Bujar Nishani.  Dita e betimit ishte vendosur sipas dekretit të Presidentit Nishani:  “Për thirrjen e kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm për bërjen e betimit të presidentit të Republikës. Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dekretoj thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017”. Ndërsa njoftimin për orën e ka vendosur vetë presideni Ilir Meta, i cili do të bëjë betimin në Parlament, me detutët që ishin pjesë e legjislaturës së vjetër, 2013-2017.

Të fundit