Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Nga paraditja e sotme një nga gjashtëdhjetë e një bashkitë e Shqipërisë drejtohet nga mbrapa kangjellave të një burgu. Qytetari i parë i Lezhës, nënkryetari i Bashkisë, si dhe njëzet e një zyrtarë të tjerë janë ndaluar për 'shpërdorim detyre' dhe 'tjetërsim prone'.
Nuk është aspak mëkat të kesh dyshime të arsyeshme, jo vetëm mbi pafajësinë, e cila është e drejtë themelore e çdo qytetari, deri në shkallën e fundit të procesit gjyqësor, por mbi orientimin që po merr kjo drejtësi. “Eppur si muove"... por në ç'drejtim?
Pas ish-drejtorëve të rrugëve, furtunës mbi bashkinë e Rrogozhinës, flladi i ri që fryn në drejtësi, i cili mishërohet nga zonja Arta Marku, u përplas si stuhi mbi një tjetër përfaqësues të opozitës.
Sigurisht, operacioni i ndërrmarë nga Prokuroria duhet të bëjë drejtësi me të gjithë ata që kanë hedhur dorë mbi atë mrekulli që është “Rana e Hedhun”; megjithatë, për ata që janë vigjilentë ndaj aktualitetit dhe drejtimit nga fryn era, nuk është mëkat të mendosh keq.
Ata që në këto njëzet e tetë vite nuk kanë fjetur gjumë, nuk surprizohen nga këto arrestime, madje presin edhe të tjera, sepse të gjithë e dinë impaktin që ka pasur politika në xhepat dhe pronat e çdo shqiptari.
Gjithsesi, duke injoruar militantët e verbër që kanë futur kokën 'në ranë', qytetarët që kanë sy për të parë, kuptojnë se nuk jemi përballë një drejtësie daltonike, por të vëmendshme ndaj ngjyrave partiake.
Në këtë xhungël, ku mesa duket nuk sundon më ligji i xhunglës, ekuilibri midis politikës dhe drejtësisë ka ndryshuar, dhe jo për vullent të atyre që e votuan me 140 vota pro; por të ndërkombëtarëve, të cilët investuan kohë dhe para të taksapaguesve amerikanë dhe europianë në Reformën në Drejtësi.
Por, nuk është ende koha që qytetarët e ndershëm të këtij vendi të brohorasin 'fitore', pasi jemi ende në përplasjen e parë, ku një pjesë e politikës po i jep vetes një rol mesianik, duke krijuar dikotominë 'të mirët' dhe 'të këqijtë' që realisht nuk qëndron.
“Pala” tjetër, siç i quajti mbrëmë në prime time zonja Arta Marku ata që e ndezën flakë Parlamentin ditën që ajo u betua, nuk është më e korruptuara, është thjesht më e ekspozuara.
Largimi i Adriatik Llallës, me apostile ndërkombëtare, prishi status quo që mbizotëronte deri në atë moment. Prokuror pas prokurori pandëshkueshmëria ishte ngritur në totem, sepse dihej që rotacioni politik do të prodhonte ndëshkime selektive. Askush nuk kishte interes që të zhvillonte një betejë totale, me përdorimin e drejtësisë, sepse kur të ishte zhveshur nga pushteti, do të binin viktima të hakmarrjes për (sh)përdorimin e detyrës.
Një “ekuilibër terrori”, ku secili mund të bëhej xhelati i tjetrit, të ngritur mbi konceptin e bashkëfajtorëve dhe frikës të ndërsjelltë. I tmerrshëm, por perfekt, sistemi ra.
Ardhja e zonjës Marku shkatërroi simetrinë midis palëve.
Partia që gëzonte mazhorancën kur po ngrihej 'drejtësia e re', dhe sot që kjo po implementohet, fitoi një garë të “padukshme” në sytë e ndërkombëtarëve. Jo sepse Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme e ngre ose e ul gishtin e madh sipas vullentit të Kryeministrit, por sepse pushteti qendror dhe lokal të lehtëson mundësinë për të lëvizur ingranazhet duke hedhur në tryezën e drejtësisë dosjet, informacionet, shkeljet apo edhe dyshimet e kundërshtarëve të tu.
Kështu ndodhi për rrugën Tiranë – Elbasan, për bashkinë Rrogozhinë, dhe sot për bashkinë e Lezhës. Ky do te jetë edhe skenari për ditët dhe muajt në vijim. Drejtësia do të furnizohet nga mazhoranca, do të nxirren të korruptuarit përpara opinionit publik, për të goditur me forcën maksimale kundërshtarin sepse, herët apo vonë, era e drejtësisë do të ndryshojë.
Por, nëse era e drejtësisë nuk ndryshon, ose ndryshon tepër vonë, rreziku bëhet edhe më i madh.
Për të cituar z. Lubonja, nga dy banda që luftojnë për pushtet, do të gjendemi përballë një bande të vetme, atë që goditi e para.
Për vetëmbrojte, jo për drejtësi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38