Flash News

KRYESORE

Ja pse gjakmjarja, nuk mund të jetë më motiv për azil në vendet e BE-së

Ja pse gjakmjarja, nuk mund të jetë më motiv për azil

Pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë fituar azil në Shqipëri në këto 20 vjet është justifikimi nga gjakmarrja. Janë me qindra raste që kanë fituar azil në vendet e perëndimit, mbi një fenomen që u riaktivizua pas vitit 1990. Por, së fundi shteti dhe policia e shtetit ka reaguar, kur ky fenomen u bë shqetësues, madje edhe komik në shumë raste sepse të gjithë shqiptarët deklaronin se ishin me gjakmarrje.  Tashmë të gjithë ata që nxjerrin si justifikim gjakmarrjen për të përfituar azil në vendet e BE-së, do ta kenë të pamundur. Kjo pasi Policia e Shtetit ka krijuar bazën e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri. Akses i shpejtë i informacionit vetëm për qëllime policore për evidentimin e të gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimin e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimin e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve.

Gjithashtu kjo bazë të dhënash do të shërbejë dhe parandalojë abuzimin me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacion të ndërsjelltë policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përfolin këtë motiv për të kërkuar azil. Për herë të parë, Policia e Shtetit po krijon një bazë të të dhënave për gjakmarrjen në Shqipëri, për evidentimin dhe historikun e individëve apo familjeve të prekura nga Gjakmarrja.

 

 

Të fundit