Flash News

KRYESORE

Ja pse Lulzim Basha i duhet Opozitës, statusi i aleatit që u fut në Kuvend

Ja pse Lulzim Basha i duhet Opozitës, statusi i aleatit që u fut

Nard Ndoka, që e ka fituar në fotofinish mandatin në qarkun e Shkodrës, duke u bërë deputeti i pestë i Partisë Demokratike, ka postuar në Facebook një status falenderues, pjesën më të madhe të të cilit ia ka kushtuar kryetarit të opozitës.

Ndoka thotë se Basha i duhet opozitës dhe se fitorja e Ramës ishte si e Pirros. Sipas tij Basha mori vendime të guximshme dhe e ngriti lart moralin e demokratëve:

Statusi i pjesshëm i Ndokës:

Lideri i Opozitëz, Z.Basha, u përball me vështirësi dhe përgjegjesi të mëdha, si para procesit, ashtu edhe gjatë tij.

Unë mendoj dhe besoj, se mori vendimet më të mira për vendin dhe Opozitën; vendime të mëdha dhe të guximshme.

Lulzim Basha pati përballë një 'junte shtetrore', që e çmontoi në dy e tri pjesë, që ngriti lart moralin e shpresën e demokratëve në të gjithë Shqipërinë; por koha ishte e shkurtër, emergjente dhe e pamjaftueshme për të fituar betejën!

Lulzim Basha i duhet Opozitës; u duhet Demokratëve për të vazhduar luftën me të keqen, për të vendosur standarde kushtetuese për Kodin Zgjedhor, për Drejtësinë, për reformat dhe integrimin tonë europian.

Demokratët nuk kanë kohë për të humbur, as për të vajtuar, as për të dëgjuar kritikët inatçorë, që vetëm shajnë e kritikojnë. Personazhe pa alternativa, pa ide, por vetem me mllef!

Opozita ka një projekt, ka një alternativë, ka një shpresë, dhe ky është Lulzim Basha!

Ne humbëm një betejë që ishte e minuar, por ngritja dhe fitorja jonë është e afërt dhe e sigurtë.

Të fundit