Flash News

KRYESORE

Ja pse nuk duhet t’i tërhiqni asnjëherë fëmijët nga krahët

Ja pse nuk duhet t’i tërhiqni asnjëherë fëmijët

Rrotullimi i fëmijës nga krahët mund të duket shumë argëtuese, por ekspertët paralajmërojnë se ky aktivitet mund të shkaktojë lëndime të dhimbshme. Fëmijët parashkollorë, të moshës 1-4 vjeç, i kanë më pak të zhvilluar kockat dhe ligamentet, prandaj janë më të rrezikuar të preken nga gjendja e njohur si bërrylat e tërhequr.

Bërryli lidh kockat e sipërme dhe të poshtme të krahut, dhe ligamentet që rrethojnë rrezorin kryesor mund të humbasin tek fëmijët parashkollorë. Tërheqja e bërrylit shkaktohet kur këputen ligamentet, në rastet kur ushtrohet pak forcë shkruan “The Independent”.

Dëmtimi mund të shkaktohet gjithashtu kur i tërhiqni fëmijët nga krahët (e kapni shpejt krahun e fëmijës dhe e lëvizni me hope; e rrotulloni mbi shtrat në mënyrë të pakujdesshme, ose kur rrëzohet). Edhe pse ky lëndim është i dhimbshëm, nuk shkakton zakonisht dëmtime afatgjate, megjithatë duhet kushtuar kujdes me fëmijët. Me rritjen e fëmijës, kjo pjesë delikate forcohet dhe nuk ka më rrezik edhe nëse e tërhiqni nga krahët. “Çdo tërheqje e shkaktuar me forcë dhe papritur në gjymtyrën e sipërme mund të shkaktojë lëndime në kyçet e gjymtyrëve të poshtme”, thotë kirurgu ortoped Amir Khan.

Të fundit