Flash News

KRYESORE

"Ja pse zgjodha Realin dhe jo Barcelonën", flet talenti Vinicius

"Ja pse zgjodha Realin dhe jo Barcelonën", flet talenti Vinicius

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë në garë të fortë për transferimin e talentit Vinicius Junior para dy vitesh, kur ai luante në Brazil dhe thuajse nuk e njihte askush.

Betejën në merkato në fund e fituan “Los Blancos”. Sulmuesi anësor zgjodhi Realin dhe e ka një shkak për këtë vendim. 19-vjeçari, i cili ndëshkoi Barcelonën në klasiken e fundit, tregon në një rrëfim për FourFourTwo se kishte vetëm tri ditë kohë për të vendosur mes dy “gjigantëve” spanjollë.

“Kisha oferta nga Reali dhe Barcelona. Kisha vetëm tri ditë kohë për të zgjedhur, por i kisha idetë e qarta. Doja të luaja në klubin më të madh në botë, ky është shkaku pse zgjodha Real Madrid. Prindërit e mi i vizituan të dy klubet, por edhe atyrë u pëlqeu më shumë Reali”.

Të fundit