Flash News

KRYESORE

Ja rezultatet që japin në shëndetin tuaj farat e ftoit...

Ja rezultatet që japin në shëndetin tuaj farat e ftoit...

Mjafton të merrni informacion dhe të dini t’i shfrytëzoni të gjithë vlerat dhe vetitë kuruese që natyra ju ofron nëpërmjet frutave. Ashtu si shumë fruta që mbartin një sërë vlerash ushqyese edhe ftoi është njëri prej tyre, i cili shquhet për disa veti kuruese. Në fakt janë pjesë të shumta të kësaj peme që përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës.

Farat e ftoit kanë efekt më të lehtë, por njihen edhe si laksativ dhe luftojnë inflamacionin. Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni. Masa që formohet nga hedhja e farave në ujë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen.

Ndërkohë që fare mirë kjo substancë xhelatinoze aplikohet në lëkurë kundër djegieve dhe nxirjeve. Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën. Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës.

Përgatitja:

Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë. Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë. Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur ju mund t’i shtoni pak mjaltë. Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet.

Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral. Nga ana tjetër, shurupi i  ftonjve përdoret edhe kundër diaresë, sidomos për fëmijët. Ftoi në përgjithësi dhe lëngu i marrë prej tij përdoren me efikasitet për shpëlarjen e gojës ose gargarë kundër problemeve me mishrat e dhëmbëve, fytin dhe problemet me gojën. Këtë shurup mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë siç përgatisni kompostot e kumbullës apo të mollës.

Të fundit