Flash News

KRYESORE

Ja sa do jetë rroga e trajnerit italian të kombëtares sonë

Ja sa do jetë rroga e trajnerit italian të kombëtares sonë

Panuçi, tranjeri i ri i Kombëtares Shqiptare pritet që të përfitojë një pagë thuajse të njëjtë me atë të Xhani De Biazit në sezonin e parë në krye të Shqipërisë. Burime të besueshme nga institucioni i futbollit në vend për “Panorama Sport” kanë bërë me dije se Panuçi do të përfitojë një pagë mujore prej 20 mijë eurosh. Kjo page do t’i kursejë shumë Federatës dhe janë kërkesat e ulëta ekonomike ato që kanë ndikuar jo pak në përzgjedhjen e presidentit të FSHF-së për teknikun që do të pasojë De Biazin në krye të Kombëtares. Burime të besueshme të “Panorama Sport” tregojnë se Panuçi do të nënshkruajë një kontratë prej 2 vitesh e katër muaj. Ai nis aventurën e tij me Shqipërinë pas disa ditësh deri në fund të këtyre kualifikueseve dhe më pas do të jetë në krye të Shqipërisë për edicionin e ardhshëm kualifikues për Europianin e vitit 2020.

 

Të fundit