Flash News

KRYESORE

Ja sa kushton të jetosh 5 ditë në shtëpinë e Elvis Presley-t...

Ja sa kushton të jetosh 5 ditë në shtëpinë e Elvis

Mbreti i “rock and roll-it” Elvis Presley është padyshim ikonë e kulturës amerikane dhe jo vetëm. Karizma, pamja dhe talenti i tij bënë të mundur që kufijtë e famës së tij të shtriheshin në çdo cep të botës, duke u kthyer kështu në një mit edhe pas vdekjes së tij.

Vendi ku fansat e tij gjejnë prehje përpos muzikës dhe këngëve të tij të pavdekshme, është edhe shtëpia e tij e kthyer në muze dhe në një vend pelegrinazhi për vizitorët.

Së fundmi është bërë e mundur që shtëpia e tij mund të merret edhe për të jetuar në shkëmbim të një shume të caktuar. Njëzetë mijë dollarë bëjnë të mundur jetesën në shtëpinë e Elvis Presleyt. Kaq është kërkuar për të marrë me qera shtëpinë e mbretit të rock and roll-it, që jetoi në Beverly Hills mes 1967 dhe 1973. Shifra është për të qëndruar pesë netë, qëndrimi minimal i kërkuar nga miqtë e tij.

Elvis jetoi aty me bashkëshorten Priscilla dhe vajzën Lisa Marie, duke e lënë pas divorcit. Shtëpia ka katër dhoma dhe gjashtë banja, përveç një pishine dhe një salle mirëqënieje.

Prona u ble nga Presley në fillim të viteve ’60 për 400 mijë dollarë. Më pas u shit në 2014 për 14 milionë dollarë. Shtëpia gjendet në Trousdale Estates ku kanë banuar, mes personazheve të tjerë si Frank Sinatra, Ray Charles, Richard Nixon dhe Stevie Wonder.

Të fundit