Flash News

KRYESORE

Ja si mund të bëheni milioner nëpërmjet instagramit...

Ja si mund të bëheni milioner nëpërmjet instagramit...

Rrjeti social instagram, është kthyer tashmë në një mënyrë të mirë marketingu për të fituar para nëpërmjet një numri të caktuar ndjekësish.  Nëse përdoruesit e instagramit ndiqen nga 50.000 deri ne 200.000 ndjekës, atëherë mund të fitojnë më shumë se 1 mijë dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë.

Lajmi i mirë për përdoruesit e instagramit është se, paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mediakix, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020.

Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe tek ata përdorues të Instagram-it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.

Të fundit