Flash News

KRYESORE

Ja si përkthehet tek fëmijët varësia e prindërve nga celulari

Ja si përkthehet tek fëmijët varësia e prindërve nga

Të gjithë mund të bien pre e përdorimit të kompjuterit apo telefonit gjatë kohës që po merreni me fëmijët tuaj. Fiksimi për të kontrolluar rrjetet sociale, për të publikuar një foto apo një status, hera herës bëhet i pashmangshëm dhe kthehet në një lloj varësi.

Por a keni menduar ndonjëherë se si përkthehet kjo varësi tek fëmija juaj?

Një studim i kryer së fundmi nga hulumtuesit e Universitetit Michigan, si dhe i publikuar në revistën Child Development, ka zbuluar se fëmijët me probleme të sjelljes mund të jenë të ndërlidhur me prindërit të cilët shpenzojnë shumë kohën në celular apo në tablet.

Hulumtuesit, përmes eksperimenteve të ndryshme, kanë deklaruar se edhe shpenzimi shumë i vogël i kohës duke qëndruar në pajisje elektronike gjatë kohës që jeni duke folur me fëmijën mund të ndikojë në zhvillimin e sjelljeve të këqija t fëmijëve.

Të fundit