Flash News

KRYESORE

Ja si i zunë pritë atentatorët Mariglen Hoxhës te “Komuna e Parisit”, publikohen pamjet

Ja si i zunë pritë atentatorët Mariglen Hoxhës te

Pas arrestimit të atentatorëve të ngjarjes se ndodhur tek “Komuna e Parisit” , ku mbeti i plagosur Mariglen Hoxha, policia ka publikuar të tjera pamje të mënyrës se si autorët i zunë pritë këtij të fundit.

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e kamerave të vendosur në semafor, ku shfaqen 4 autorët, të cilët zbresin nga një automjet tip “BMË” dhe qëllojnë mbi 25-vjeçari Hoxha që ndodhej përbri tyre në një makinë të bardhë.

Gjakftohtësia e atentatorëve më në krye Dejvis Rustemin, është ajo që të bën përshtypje tek sa sheh pamjet filmike. Rrustemaj afrohet nga krahu u shoferit ku ndodhet Hoxha dhe e qëllon.

Ndërkohë edhe pse i plagosur, Mariglen Hoxha, i jep gaz makinës, duke prekur lehtë makinën e autorëve dhe ikën me shpejtësi, duke i shpëtuar vdekjes. Autorët më pas futen në makinë dhe vazhdojnë rrugën.

 

Të fundit